Xhuli Meçaj, motra e 45-vjeçarit Altin Meçaj, i cili u dhuna brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, kërkon që të marrin fund spekulimet dhe që drejtësia të bëjë punën e saj.
45-vjeçari pretendon se është dhunuar nga efektivi Fredi Lamaj për shkak të një komenti që i ka bërë motrës së tij në rrjete sociale.
E motra e të dhunuarit, në një prononcim për mediat, thotë se mesazhet e publikuara një ditë më parë nga vajza që thuhet se 45-vjeçari ka ngacmuar nuk janë të vërteta dhe se janë të sajuara.
Sipas saj, kjo telenovelë duhet të marrë fund dhe se ajo që ata kërkojnë është që drejtësia të bëjë punën e saj.
“Dua që të ngre zërin për problemin që ka ndodhur në fshatin Vjosë, ku më është dhunuar babai dhe vëllai për një mesazh apo like që supozohet që është bërë. Jemi të shqetësuar se zonja dje ka bërë denoncim në polici për disa mesazhe që nuk janë të vërteta. Ne e ngremë zërin për këtë gjë. Vajza në fjalë duhet të jetë më koshiente përgjërat që flet. Se për disfatat që ka pësuar në jetë nuk do të thotë se duhet t’i pësojë familja ime. Jemi bërë si telenovelë. Mediat janë bërë gjithandej. Duam që kjo gjë të mbarojë sot e përgjithmonë. Nga shteti ne kërkojmë vetëm drejtësi.”, u shpreh ajo.


