Arrestohet ish drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj pas arratisjes së Altin Ndocit pak ditë më parë nga spitali i qytetit.
Arrestimi i tij vjen pas shkarkimit nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Ndoci u arratis teksa kishte shkuar në spital për të kryer disa vizita mjekësore, i shoqëruar me disa efektivë të burgut.


