Një vajzë 18 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku një makinë ra nga ura. Për pasojë të plagosur mbetën edhe shoferi dhe dy këmbësorë.
Gazetarja e Durrësit Klodiana Haxhiaj raporton se dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


