Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin në lidhje me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilamando Dani dhe ish agjenti i AMP, Muçi Shaljani, ngjarje e ndodhur më 11 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit
Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi. Ai ishte dënuar për gjobëvënie dhe liruar nga burgu në tetor 2024.
Shullazi do të pyetet në ambientet e paraburgimit 313, por mbetet e paqartë nëse do të flasë për ngjarjen.
Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muçi Shaljanin ku u qëllua për vdekje, të dy sapo ishin kthyer nga Spanja.
Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka patur informatorë në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave.


