Aksi rrugor Leskovik-Përmet është bllokuar për arsye sigurie dhe qarkullimi është i pamundur.
Autoritetet njoftojnë se shkak është bërë dëmtimi i shtratit të rrugës për shkak të motit të keq, e cila do të vijojë të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë.
“Njoftohet se në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran, si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës, qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.
Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.
Lutemi drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.”, thuhet në njoftim.


