Që nga orët e mëngjesit e deri më tani, në Qafë Thore të Thethit, në qarkun Shkodër, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës (foto nga rruga me borë).
Sipas drejtuesve të mjeteve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita dhe rruga nuk po pastrohet.
Ata shprehen gjithashtu se “një person me fuoristradë u ka ardhur duke u thënë se po të paguanin 200 mijë lekë të vjetra do i kalonte ai matanë rrugës”.


