Kronikë
Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të premte në Orikum të Vlorës, ku Llogora Xhebroj dyshohet se ka dhunuar për vdekje bashkëshorten, Sose Xhebroj dhe më pas ka vrarë edhe veten me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se burri pasi e ka dhunuar gruan e ka çuar në spital në urgjencë të vdekur. Dyshohet se krahas dhunës, mund ta ketë mbytur edhe me duar. Pasi e ka lënë në urgjencë pa shenja jetë, është kthyer në banesë, ku edhe ka vrarë veten.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Familjarët kanë deklaruar në polici se kohët e fundit ata kushin probleme me njëri-tjetrin dhe ishin në prag të ndarjes.
Sherret e tyre nuk janë raportuar në polici më përpara. Konfliktet mes tyre dyshohet që të jetë shkaku i vrasjes dhe vetëvrasjes.


