Qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë të pijshëm për disa ditë, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në një protestë përpara Teatrit “Petro Marko”, për të shprehur pakënaqësinë ndaj pushtetit lokal dhe qendror.
Qytetarët janë mbledhur pikërisht aty, ndërsa bashkia po zhvillonte një festë fundviti për punonjësit e saj. Në duar mbanin pankarta dhe brohoritnin “Duam ujë”, ndërkohë që situata u tensionua kur disa prej tyre u përplasën me policinë që ruante ambientet e teatrit.

Protesta e qytetarëve pasqyron indinjatën për mungesën e ujit dhe për mosveprimin e institucioneve për zgjidhjen e problemit.


