Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë ekzekutuar 34 kontrolle ne banesat dhe bizneset e njerëzve të besuar të zv.kryeministres dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Ballukut.
Sipas Klodiana Lalës: “hetimi për Ballukun po intensifikohen pasi SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja, pasi ka kërkuar autorizim për arrestim”.
Mësohet se i është sekuestruar telefoni për herë të dytë, Viola Haxhiademit.
Burime bëjnë me dije se Viola Haxhiademit i është kontrolluar banesa, po ashtu dhe i janë sekuestruar dhe pajisje kompjuterike dhe dokumentet.
Aktualisht, Viola Haxhiademi është emëruar drejtoreshë e Korporatës Elektroenergjitike, KESH.
Më herët Haxhiademi ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky është telefoni i dytë që i sekuestrohet Viola Haxhiademit, kujtojmë që SPAK edhe më parë ka ushtruar kontrolle dhe MIE dhe i ka marrë telefonin, kur ajo ishte Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Energjetikes.
Ndërkohë që kontrollet janë ushtruar dhe pranë Autoritetit Rrugor Shqiptare, dhe pranë KESH.
Po ashtu mësohet se është kontrolluar banesa e shefes së kabinetit të Belinda Ballukut, Sindi Dushku.
Sipas Klodiana Lalës, janë kontrolluar me vendim gjykate dhe shtëpitë dhe biznesi i sipërmarrësve, Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka.
Pjesë e kontrolleve kanë qenë dhe banesat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.


