Një zjarr i madh ka rënë sot në zonën e Fllakës në Durrës, duke shkrumbuar tre mjete të parkuara.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë dëmtuar tre mjete autobusë të vjetër që ishin parkuar në atë zonë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të pasdites dhe ka vetëm dëme materiale.

Burime policore bënë me dije se flakët nuk rrezikojnë të përhapen.

Kurse mjetet e dëmtuar janë të papërdorshëm dhe ishin lënë aty nga pronarët e tyre.
Policia tha se vatra e zjarrit është larg qendrës së banuar dhe nuk rrezikon jetë njerëzish, kurse zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor, për shuarjen e flakëve dhe hetimin e shkaqeve.


