Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila është nën hetim nga SPAK. Kështu përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ajo po hetohet edhe për segmentin Thumanë-Kashar.
Nga bisedat e zbërthyera nga celulari “BlackBerry” i vartësit të saj Evis Berberi janë publikuar edhe komunikime e saj përmes aplikacionit Signal.
Në këto mesazhe, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”. Në vijim, në komunikim përmendet se “vinci për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”, ndërsa Evis Berberi përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.
Në një tjetër mesazh, Balluku shprehet se po i bënte “nderin e jetës me Thumanë-Kashar”, duke shtuar se do të flisnin më pas dhe se personi në fjalë “mund të bëhet shumë ushtar”, duke e përshkruar si “të izoluar dhe të pashpresë”.
Pjese nga dosja
Në vijim të hetimit për aferën e tunelit të llogarasë, nga këqyrja e të dhënave të aparatit celular “BlackBerry”, model “BBF100-6”, i sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetases Belinda Balluku dhe shtetasit Evis Berberi.
Sipas aktit të ekspertimit, komunikimet janë zhvilluar në datën 15.06.2021, rreth orës 12:43-12:46.
Në këto mesazhe, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”. Në vijim, në komunikim përmendet se “vinci për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”, ndërsa Evis Berberi përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.
KOMUNIKIMET
Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.
Evis Berberi: Si shkoi?
Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.
Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.
Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis
Evis Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.
KOMUNIKIMET
Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.
Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.
Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.
Sipas SPAK, komunikimi i mësipërm i referohet shtetasit Bashkim Ulaj, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit është 245,750,755 euro.
Po sipas të dhënave hetimore, në datën 09.05.2022 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. (koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (shoqëria koncesionare), me objekt “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.


