Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi buzë rrugës.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç.
Burime bëjnë me dije se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
aksident ne lushnje
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor dhe patrulla të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Unaza e qytetit të Lushnjës është kthyer shpesh në burim aksidentesh, për shkak të numrit të lartë të bizneseve përgjatë saj dhe daljeve të shumta të mjeteve në rrugë.




