Pas zbulimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, drejtoresha Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese.
Mësohet se drejtimi i AKSHI-t do të bëhet nga Romina Kostani, e cila aktualisht mban postin edhe si Drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me fonde të huaja.
Po ashtu, asaj i delegohen edhe kompetencat e Titullarit të Autoritetit Kontraktor për AKSHI-n.
Ndërkohë, vendimmarrjet që lidhen me çështjet e sigurisë kibernetike do të ushtrohen nga Enis Ylli, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Marko Cela, Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës e-Gov.
LEXO EDHE: Përgjimet që fundosën Mirlinda Karçanajn! Takimet sekrete në zyrën e Ergys Agasit, si u zbulua nga “çimka” e biznesmenit: Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4! Drejtoresha e AKSHI-t: Kam njohje të vjetra
DELEGIMIMIN E KOMPETENCAVE
Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
URDHËROJ:
1. Delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe nëpunësit të autorizuar, Znj. Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja.
2. Delegimin e kompetencave të Titullarit të Autoritetit Kontraktor për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Znj. Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja.
3. Delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mbi vendimmarrjet në çështjet e sigurisë kibernetike Z. Enis Ylli, Drejtor, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Z. Marko Cela, Drejtor. Drejtoria e Infrastrukturës e-Gov.
4. Kompetencat e deleguara të titullarit do të ushtrohen nga data 18.12.2025 deri në shfuqizimin e këtij urdhri.
5. Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja. Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.
6. Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Akuzat e SPAK ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
SPAK ka zbardhur akuzat ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendëses së saj, Hava Delibashi dhe zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Ndaj Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, janë ngritur akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Ndaj Hava Delibashit, po ashtu nën “Arrest në shtëpi”, rëndojnë akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërsa zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, është pezulluar nga detyra.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Masat e sigurisë dhe akuzat:
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, Mirlinda Karçanaj, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, Hava Delibashi, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit,“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Ismaili, të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndaj tetë shtetasve nën hetim për vepra penale:“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuara nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.
Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.
Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.
Në këtë kuadër, Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.12.2025, paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë (8) shtetasve nën hetim. Sot, më 16.12.2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim Ergys Agasi, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, Ermal Beqiri, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, Mirlinda Karçanaj e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, Hava Delibashi e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit,“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Erion Ismaili të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Andis Papa, e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, Gëzim Hoxha, e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Rogers Rryta, e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.


