Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore si reagim ndaj konkurrencës së hapur dhe të paligjshme.
Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën edhe qytete të tjera kanë pezulluar aktivitetin e tyre.
Ata kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit të paligjshën, zbatimin e ligjit dhe kontrolle reale në terren si edhe mbrojtjen e operatorëve të licencuar dhe të shërbimit publik të trasportit.
“8+1 nuk është linjë, kaos i ligjshëm?”, “Për furgonat 8 plus 1 që punojnë linjë dhe parkohen në Tiranë. Linjë pa terminal, parkim në qytet. Rregulla për disa, kaos për të tjerët.”
“Furgonat në linjë, shteti në gjumë. 21 dhjetori nuk është terminal. 8 plus 1 nuk është autobus. Vetëm Vlora lejohet, pse?”
“Stop piraterisë në transport”, “Shkelje me targë të verdhë baraz me vjedhje me leje.”, janë disa nga pankartat që mbajnë protestuesit.


