Ky është 23-vjeçari Domeniko Cibaku nga Dibra i cili u kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë 10 mijë euro.kanabis Domeniko Cibaku
Ai rezulton pa precedent penal, por i skeduar në përdorimin e lëndëve narkotike. Kanabisi, sipas burimeve, kishte ardhur nga Kanadaja me postë në Shqipëri dhe do të shitej në zonën e 5 Majit në lokalet e lagjes.
I riu mësohet se ndihmohej nga një tjetër person, i cili po kërkohet nga blutë.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro”, informuan blutë.
Njoftimi:
Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”.
Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.
Vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi:
-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


