Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës ditën e sotme edhe përdorimin e fondeve të rindërtimit për tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit 2019 në Durrës dhe Shijak.
Janë mbi 220 milionë lekë të reja të akorduara nga Qeveria, ku mbi 169 mijë do të jenë për Bashkinë Durrës dhe mbi 53 milionë lekë për Bashkinë Shijak.
Vendimi i Qeverisë për fondet e rindërtimit:
“Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 169 850 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës.
Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 5 314 932,40 (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të banesave individuale për ata individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 e që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.
Efekti financiar në masën 5 314 932,40 (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, dhe i transferohet Bashkisë Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar”.
Shpallen edhe dy zona të tjera për “Paketën e Maleve”
Gjithashtu gjatë mbledhjes u bë edhe shpallja e dy zonave të tjera me përparësi zhvillimi turistik për “paketën e Maleve” në Klos dhe Vaun e Dejës.
“Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Klos të disa zonave. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Vau i Dejës të disa zonave. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë: të zhvillimit ekonomik; të zhvillimit industrial dhe të zhvillimit turistik”, theksohet në vendim.
vendimi bashkia durres
vendimi shijak termeti


