Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri, duke emëruar një zv.ministër të ri në Ministrinë e Mbrojtjes.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar emërimi në detyrë i Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes.
Më herët Shllaku mbante detyrën e drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA


