Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se vendim i marrë sot nga kryetari i Kuvendit dhe i Këshillit të Mandateve, Niko Peleshi, për mbylljen e mbledhjes pa një datë për takimin e radhës për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, është puç ndaj drejtësisë.
Korreshi shkruan po ashtu se mbyllja e mbledhjes pa një datë të caktuar nuk është lajthitje, por është zvarritje që të vazhdojnë të intimidohen dëshmitarët.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbrojë veten dhe Belinda Ballukun nga drejtësia dhe përgjegjësia për korrupsion!
“Edi Rama ka vendosur te PENGOJE DREJTESINE! Edi Rama ka vendos te mbroje veten dhe Belinda Ballukun nga drejtesia dhe pergjegjesia per korrupsion!”, shkruan ai.
Deputeti ndër të tjera ka ironizuar edhe me një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale.
Ai ka kthyer kryeministrinë në një USB, duke nënkuptuar këtu USB-në e dërguar nga SPAK në Kuvend me dosjen e Ballukut, të cilën Peleshi tha e kanë mbyllur në kasafortë.
Reagimi i Saimir Korreshit
Mazhoranca me ne krye Kryetarin e Kuvendit me dirigjent Kryeministrin kryejne puç ndaj drejtesise!
Kryetari i Kuvendit mbyll mbledhjen pa nje date te caktuar kjo nuk eshte lajthitje, por eshte zvarritje qe te te vazhdojne te intimidohen deshmitaret.
Mazhoranca me heret propozoj 1 muaj afat per seancen e radhes!
Ne si anetare te Opozites kerkuam mbledhje per diten e hene, date 22 Dhjetor 2025 – 48 ore kohe, qe te njiheshim me provat qe vetem sot na i vune ne dispozicion.
Prokuroria kerkoj shtyrjen me 3 dite kohe por gjithsesi jo me teper se 5 dite, per shkak te rrezikut qe ekziston per intimidimin e deshmitareve dhe prishjen e provave!
Edi Rama ka vendosur te PENGOJE DREJTESINE! Edi Rama ka vendos te mbroje veten dhe Belinda Ballukun nga drejtesia dhe pergjegjesia per korrupsion!


