Është zbardhur dëshmia e 50-vjeçarit Pjetër Marku, i cili është paraqitur sot (17 dhjetor) në spitalin e Lezhës, i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka dëshmuar se është konfliktuar me një person që nuk e njihte, pas një sherri të momentit për makinën.
“U zumë për makinën”, raportohet të ketë thënë ai para uniformave blu, ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Trumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, si dhe ka nisur nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.


