Një 50-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Marku, është paraqitur në spitalin e Lezhës i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë.
Sipas burimeve paraprake, policia nuk ka mundur ende ta marrë në pyetje të plagosurin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse bëhet fjalë për një plagosje nga persona të tjerë apo për vetëplagosje.
Blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa 50-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


