“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që ish-punonjësi i policisë, Artjol Xhelo, 32 vjeç, u ka thënë familjarëve të tij, përpara se t’i jepte fund jetës duke u djegur në makinën e tij në zonën e Qafës së Llogarasë, ditën e sotme.
Sipas informacioneve 32-vjeçari Xhelo kishte dhënë dorëheqjen nga policia gjatë vitit 2023.
Ndërkohë, familjarët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe ishte i shqetësuar për punësimin e tij.
Mësohet se viktima është vetëvrarë duke u lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, i cili është shkrumbuar totalisht.
Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


