Djali i një prej themeluesve të PD, Azem Hajdarit, lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri, foli sot në emisionin “Kjo Javë” me moderatore Nisida Tufën për fëmijërinë e tij dhe raportet që ka me kreun e PD-së Sali Berisha.
Azemi tha se Berisha e vizitonte gjithmonë që kur ishte i vogël dhe e mbante në prehër, ku i tregonte se sa i guximshëm ka qenë babai tij.
“Kur isha i vogël, vinte na vizitonte për përvjetore dhe më mbante në prehër. Më tregonte foto të babait dhe thoshte: ‘Kushdo që ishte me Azemin ndiheshe sikur ishte me ushtrinë, nuk kishe pse të kishe frikë’”, rrëfeu Azemi.
Ai shtoi se Berisha i kishte treguar një moment kur babai i tij ishte në një protestë të PD-së dhe dikush hodhi një granatë, dhe se Azemi hidhej pa frikë për të mbrojtur të tjerët.
I pyetur për interesin në politikë, Azemi u shpreh se e sheh atë si mënyrën më të mirë për të bërë mirë.
“Politika më pëlqen për shkak të mundësisë për të pasur një ndikim të mirë. Nuk është diçka që e mendoj tani, por ndoshta një ditë do të hyj në politikë. Për mua, politika ka rëndësi të veçantë, edhe nëse nuk do isha djali i Azem Hajdarit,” tha ai.
Azem Hajdari: Kur isha i vogël vinte na vizitonte për përvjetore, vinte dhe më mbante në prehër atëherë se isha i vogël. Më tregonte foto të babit dhe thoshte kush do që ishte me Azemin ndiheshe sikur ishte me ushtrinë, nuk kishte pse të kishe frikë po të ishe me atë…Më ka treguar një moment kur Azemi ishte në protestën që po zhvillonte PD dhe dikush hedh një granatë. Babai hidhet ta presë pa pyetur se sa rrezik kishte.
Të pëlqen politika? Kë dëshirë t’i hysh rrugës së politikës?
Azem Hajdari: Politika mua më pëlqen për të vetmen arsye se mënyra më e mirë për të bërë mirë është politika. Për shkak të kësaj mendoj që ndoshta një ditë, sepse nuk është diçka që e mendoj tani, duke qenë në politikë mund të kem një ndikim të mirë. Mendoj që politika për mua edhe nëse nuk do isha djal i Azem Hajdarit, mendoj që politika ka rëndësi të veçantë.


