Ka vijuar me tensione protesta e sotme e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të Shqipëria Bëhet përpara kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë.
Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim.
“Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj
Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë.
Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.


