Panorama Online ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku u regjistrua konflikti i dhunshëm me thika mes disa nxënësve të Gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se disa të rinj në Shkodër, nxënës të shkollës së mesme u përfshinë në një konflikt ndërsa dy prej tyre të moshës 18 vjeç mbetën të dëmtuar.
Të rinjtë janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po marrin mjekim ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka gjetur sendet personale të adoleshentëve të përfshirë në konflikt.
Në kapelën e njërit prej tyre duket mbishkrimi “Pain don’t hurt” (dhimbja nuk të vret).
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.


