Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreu të ri të Prokurorisë së Posaçme.
Ditën e nesërme në ambientet e KLP-së, do të zhvillohet mbledhja nga ku do të dalë pasuesi i Altin Dumani, si kryeprokuror i SPAK.
Ambasada britanike thekson se kemi të bëjmë me një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës në luftën ndaj korrupsionit.
Sakaq, shton në reagim se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet ta realizojë këtë proces në mënyrë të drejtë, të lirë dhe transparent.
Reagimi i Ambasadës Britanike në rrjete sociale:
Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.


