Prokuroria e Tiranës ka dhënë masa sigurie për 8 persona për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”, përfshirë zyrtarë të Bashkisë dhe IMT-së si dhe përfaqësues të kompanive.
Mes të arrestuarve dhe atyre me detyrim paraqitjeje janë: Aurel Çuko, Aurel Boriçi, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Sokol Qehajaj, Aleksandra Muhametllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi.
Hetimet zbuluan se këta persona kanë përfshirë punime fiktive dhe dokumente të falsifikuara për të përfituar fonde publike për demolimin e pallateve në zonën e Kombinatit, duke shkaktuar dëm financiar në buxhetin e Bashkisë Tiranë.


