Vijojnë ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në juglindje. Sipas informacioneve, shefi i Komisariatit të Policisë Kolonjë, komisar Alket Pashaj, është larguar nga detyra.
Në vend të tij është emëruar komisar Robert Haskaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Mësohet se vendimi për këtë lëvizje është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Komisar Alket Pashaj pritet të emërohet në një pozicion tjetër brenda strukturave të policisë, detajet e të cilit do të bëhen të ditura në vijim.
Ndërkohë, shefi i ri i Komisariatit të Kolonjës, komisar Robert Haskaj, përveç eksperiencës së tij në drejtimin e seksionit të trafiqeve, më herët ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të AMP-së, duke sjellë një përvojë të konsoliduar në fushën e rendit dhe sigurisë.


