Ceo i Acromax, Aldor Nini ka prekur problemin e klikimeve ‘fake’ të këngëtarëve shqiptar në Youtube.
Ai u shpreh se nga monitorimi dalin çdo ditë klikime false, mes të cilëve përfshihet edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
“Nga monitorimi na dalin çdo ditë klikime fake, përfshirë edhe Dafina Zeqirin. Kanë klikime nga Vietnami, për të tërhequr vëmendjen. Këto i quajnë reale dhe thonë se vjen për shkak të marketingut nëpër botë”, tha ai i ftuar në “Kjo Javë” në News24.
Pjesë nga biseda në studio:
Aldor Nini: Ka artisë shumë të mirë si Alban Skendëraj, Noizy që janë zhvilluar shumë mirë dhe kanë qenë shumë lart. Kemi edhe artistë që u ka ardhur dita të fitojnë 2 lekë më shumë, blejnë një makinë, apartament dhe kujtojnë se prekin qiellin me dorë. Më parë kanë jetuar sot për nesër dhe sot harrojnë që muzika është e përkohshme, nëse nuk zhvillohen më tej do të marrin fund.
Nisida Tufa: Cila këngë po bën namin për momentin? Artisti?
Aldor Nini: Albani, Noizy dhe Angela Peristeri, janë artisë shumë të suksesshëm në këtë fushë. Nga monitorimi na dalin çdo ditë klikime fake, përfshirë edhe Dafina Zeqirin. Kanë klikime nga Vietnami, për të tërhequr vëmendjen. Këto i quajnë reale dhe thonë se vjen për shkak të marketingut nëpër botë.


