Drejtuesit e dy automjeteve që u përfshinë në aksidentin me vdekje mbrëmjen e së premtes (5 Dhjetor) tek Unaza e Madhe janë arrestuar.
Në pranga kanë rënë dy shoferët me iniciale Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 38-vjeçari me iniciale O. Xh., i cili drejtonte një motomjet.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor: në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., informojnë se në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njoftimi i policisë.


