Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka sekuestuar pasuritë e paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari, i akuzuar për ndikim të paligjshëm te gjyqtarët.
SPAK njofton se procedimi penal ka të bëjë me sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi.
Nikolla Hafësllarit i janë sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:
- Garazh me nr 6, kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,
- Garazh me nr.7 , kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,
- Automjet i markës “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005.
- Apartament, nr.19/1, shkalla 2 kati III, me sip totale 87.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.
- Apartament, nr 21, shkalla 2 kati III, me sip totale 61.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.
Për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Kujtojmë se Nikolla Hafësllari së bashku me Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici, në formë aktive kanë dhënë përfitim të parregullt prej 5000 euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë dhe lehtësimin e pozitës proceduriale të të pandehurit Blerand Kozici, i cili po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve.
Ndërsa avokatët Arben Lena dhe Dajana Kodra Ninga, u akuzuan se kishin marrë ryshfetin, duke premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, për të favorizuar pozitën e Kozicit.
Njoftimi i SPAK
SPAK sekuestron pasuritë e një shtetasi të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur ankimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për procedimin pasuror nr.9 të vitit 2025, për të cilin vijojnë hetimet. Procedimi ka të bëjë me sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi.
Shtetasi Hafësllari akuzohet për veprën penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal).
Ankimi është bërë kundër vendimit nr.18 datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Gjykata e Apelit me vendimin 262, datë 2.12.2025 vendosi:
Ndryshimin e vendimt nr.18, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për:
Sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:
- Garazh me nr 6, kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,
- Garazh me nr.7 , kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,
- Automjet i markës “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005.
- Apartament, nr.19/1, shkalla 2 kati III, me sip totale 87.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.
- Apartament, nr 21, shkalla 2 kati III, me sip totale 61.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.
Për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme ngarkohen administratorët e kësaj agjecie.


