Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Maliq – Lozhan. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën dhe i cili raportohet se ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve, mësohet se identiteti i viktimës është Bashkim Hida, 67 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Maliq / Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.


