Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka dërguar një mesazh të qartë për Vinicius Júnior dhe Neymar, duke bërë të ditur se nuk do të garantojë pjesëmarrjen e tyre në Botërorin 2026 nëse nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike.
Në një intervistë për programin ‘Esporte Record’ në TV Record, trajneri italian theksoi se përfshirja e ‘yjeve’ brazilianë në listën për Botërorin do të varet nga gatishmëria e tyre 100%.
“Nëse Vinicius është në 90%, unë do të thërras një lojtar tjetër që është 100%, sepse ky është një ekip me nivel shumë të lartë konkurrues, veçanërisht në sulm, ku kemi shumë lojtarë të shkëlqyer”, deklaroi Ancelotti.
Që kur Ancelotti mori drejtimin e kombëtares verën e kaluar, Neymar nuk është përfshirë në asnjë nga thirrjet, duke munguar në tetë ndeshje.
Sulmuesi i Santosit nuk ka luajtur që nga dëmtimi ndaj Uruguait në tetor 2023, por po punon për t’u rikthyer në formë për Botërorin.
Trajneri shtoi se Neymar ka talent të jashtëzakonshëm, por dëmtimet kanë penguar përgatitjen e tij të plotë fizike.
“Ai është në të njëjtin nivel me të tjerët, duke pasur parasysh talentin e tij të jashtëzakonshëm,” përfundoi Ancelotti.


