Detaje të reja dalin në dritë nga dosja e operacionit të përbashkët Italo–Shqiptar, ku oficerë dhe persona të tjerë janë vënë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës.
Në materialet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhen bisedat e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, në aplikacionin e koduar SkyECC, ku flitet hapur për blerje, shitje dhe transport lëndësh narkotike.
Bisedat e datës 22.10.2020 – Diskutime për “mallin” dhe çmimin
Në një komunikim mes Haxhiajt (HY67U7) dhe përdoruesit CXQD1I, shkëmbehen foto të lëndës narkotike dhe diskutohen çmimet:
Haxhiaj: “O boso, ça o kjo me, e bukur duket.”
CXQD1I: “Mall këtu 38…”
Haxhiaj: “A është i mirë me 37 po deshe…”
CXQD1I: “Jo vlla, me 37 e marrim… Se po mori dhe ky Niku… i them dy copa.”
Haxhiaj: “Merri nja 2 gram… të ja blej ta provoj, se mund të më duhen 2.”
Në vijim, flitet për origjinën e mallit, që sipas bashkëbiseduesit “është në Durrës dhe ka tre lloj stampash”.
Biseda e datës 01.03.2021 – Ngarkesë në Athinë
Në një tjetër bisedë me kodin FM369H, flitet për një “copë” në Athinë:
FM369H: “Kam një cop në Athinë, e do? Ke me çfar e sjell?”
Haxhiaj: “Po, duhet të flas… Pmln është ajo?”
FM369H: “Ajo ngarkesë është… 29 mijë blerja, 2 mijë transporti… 31 mijë. E marrim 30 mijë.”
Bisedat e datës 08.02.2021 dhe 10.02.2021 – Kërkesa në Holandë e Roterdam
Në komunikim me përdoruesin 1UN9CQ, flitet për kërkesa në Holandë:
1UN9CQ: “Do një shok 20 buk në Hollande… ka ai miku jot?”
Haxhiaj: “Ky ka tani, 28 ma le mua.”
Më pas, në bisedën e 10 shkurtit diskutohen sërish çmime dhe foto:
Haxhiaj: “Ka një të mirë në Roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111…”
1UN9CQ: “Ok, më sill foto ta flas me çunat… ma konfirmo.”
Haxhiaj: “Ajo është.”
1UN9CQ: “Po më thonë çunat, më sill një foto të shohim luspen… po të thyer thuaj vlla.”


