Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar komandatin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në përvjetorin e tij të lindjes, që përkon me Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor.
Rama shprehet se Adem Jashari ëhtë hero qëka lindur në Ditën e Flamurit. Ndërsa shtoi se u kthye në flamur të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.
“ Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare ”, shkruan Rama.


