NATO ka uruar sot Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare, duke e cilësuar vendin tonë një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.
Përmes një postimi zyrtar, NATO i ftoi qytetarët të bashkohen në festimin e 28 Nëntorit, duke shoqëruar urimin me një foto të një efektivi të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në mesazhin e urimit, NATO thotë se Shqipëria është një aleat, duke ftuar të gjithë që ti bashkohen festës.
Postimi është shoqëruar me një imazh ku paraqitet një pjesëtar i FA-ve i pajisur me mjete moderne, duke mbajtur në uniformë flamurin kombëtar shqiptar.


