Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë gdhirë nën ujë mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës.
Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit.
Lagjja fundore e fshatit Muriqinë që lidh lagjen me pjesën tjetër te vendit është e izoluar pasi rruga është mbuluar nga uji, niveli i të cilit në disa pika shkon rreth 40 cm duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me mjete të larta.
Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për problematika të tjera por gjithçka varet nga reshjet dhe prurjet e lumit nga Tirana nëse shirat do vijojnë.
Kujtojmë se në të kaluarën, për të evakuuar banorët nga disa lagje të këtij fshati është dashur ndërhyrja e palombarëve me gomone por edhe ndërhyrja me helikopter.


