Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë.
Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën.
Udhëtarë të rastësishëm dhe personat që i shoqëronin u kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është pritur mbërritja e Policisë dhe janë dërguar për në spital.
Makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përplasja e fortë. Shkak dyshohet se mund të jetë bërë edhe moti i keq dhe rruga me lagështirë.


