Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, përmes të cilit shpreh ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit të këngëtarit, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.
“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Këngëtari ndodhej në Itali kur pësoi arrest kardiak dhe s’mundi t’i mbijetonte.
Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.


