Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të reja nga dosja hetimore e SPAK ku thuhet se janë evidentuar veprime të kundraligjshme nga e pandehura Belinda Balluku e cila në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
“E pandehura Belinda Balluku, e cila në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, si dhe kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues”, thuhet në dosjen e SPAK.
Por cilat janë gjetjet e grupit hetues në lidhje me tenderimin e Tunelit të Llogarasë me vlerë 190 milionë euro, puna për të cilin nga Ministria e Insfrastrukturës fillon në vitin 2020.
Me shkresën e dhjetorit të këtij viti ku kjo ministri i kërkon Autoritetit Rrugor Shqiptar, caktimin e katër specialistëve të fushës për zhvillimin e procedurës së prokurimit, me objekt ‘Ndërtimi i tunelit të Llogarasë’, në seksionin rrugor Orikum-Himarë. pjesë e autostradës SH8 (V lorë-Sarandë).
Ku Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e tenderimit do të jetë i përbërë nga Ergys Verdho, me cilësinë e kryetarit, dhe Evis Berberi, Mirzeta Kashnica, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, me cilësinë e anëtarit, punë e cila vë në lëvizje të gjithë ata që më pas do të ishin personazhet kryesorë të këtij korrupsioni.
Por që edhe këtu tradhtia e lartë vjen nga komunikimet që pjesëmarrësit në këtë aferë korruptive kanë bërë me njëri-tjetrin.
Biseda të gjetura në aparatet celularë të sekuestruar nga grupi hetues.
Ashtu si në aparatin celular Blackberry të Evis Berberit.
Pjesë nga dokumentari
Nga akt-ekspertimi i bisedave që ai ka bërë në aplikacionin ‘Signal Private Messenger’ me ministren Belinda Balluku më datë 1 Tetor 2021, ai i pohon ministres se ‘për pak nxjerr tunelin’.
Ndërsa ajo nga e saj pret konfirmimin ‘e atij kurvës’
1 Tetor 2021
Belinda Balluku:‘Prit dhe pak.’
Evis Berberi:‘Për tunelin ok?’
Belinda Ballukut:‘Po, po, prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms.’
‘Nxirre tunelin.’
Evis Berberi:‘Tuneli u nxorr sapo.’
Vlerësim për shpalljen e fituesit i cili del më datë 1 tetor 2021.
Dhe që sikurse shikohet pritet gjithë ankth nga anëtarë të komisionit.
Të cilët nuk kanë durim të presin deri të hënën për të marrë përgjigje.
Por ndërkohë ajo që vihet re edhe nga bisedat është se drejtuesit e vegjël të këtij operacioni që në vazhdim do të marrë përmasa të mëdha korruptive, që në të vërtetë janë ata që drejtojnë, e dinë shumë se ajo që po bëjnë, apo ajo që po gatuhet, është një aferë e pastër korruptive.
Siç është edhe kjo bisedë midis dy drejtueseve të komisionit.
Nga kqyrja në sistemin elektronik të prokurimit publik, rezulton se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka përfunduar vlerësimin më datë 1 Tetor 2021, në orën 16:07.
Nga akti i ekspertimit, të aparatit celular të markës ‘Samsung Galaxy A04S’, sekuestruar shtetases Valbona Pepa, ka rezultuar komunikimi i zhvilluar në aplikacionin ‘Ëhatsapp’ ndërmjet saj dhe Jetmira Dervishi, si më poshtë.
Valbona Pepa:‘Shoqe kush fitoi.’
Jetmira Dervishi:‘U shpall fitues turku me Gjokën.’
Valbona Pepa: ‘Ok. Si duket? Ka gjë në terezi?’
Jetmira Dervishi: ‘Do e flasim të hënën.’
Valbona Pepa: ‘Djalë apo vajzë. Deri të hënën ohuuuu.’
Në orën 16:16.
Valbona Pepa:‘Ku je ti që do i skualikoje, kur të them unë.’
Jetmira Dervishi:‘U argumentua në grup e meritonte.’
Valbona Pepa:‘Ta dish t’i se qëndron puna të hënën flasim. E mos më bëj kompetenten’.
Siç rezulton në dosje, vlerësuar si ofertë e suksesshme nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave bashkimi i dy operatorëve turk.
Bashkimi i Operatorëve ekonomikë ‘Intekar Yapi -Asl’, që janë kualifikuar si ofertë e suksesshme.
Por nga hetimi i kryer nga SPAK ka rezultuar në fakt se kompania turke pavarësisht se është shpallur fituese, në kundërshtim me ligjin, nuk ka plotësuar disa nga kriteret në dokumentacionin standard të tenderit.
Duke u favorizuar hapur në raport me pjesëmarrësit e tjerë në garë, që janë skualifikuar në rastin më parë, qoftë edhe për mungesën e një kriteri të vetëm.
Ndërsa në rastin e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë turk që janë shpallur fitues, janë të paktën 10 kritere që nuk janë plotësuar.
Ose që e thënë ndryshe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka mbyllur sytë me dashje, për të mos i parë këto dokumente.
Dosja Hetimore
Nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik fitues Bashkimi i Operatorëve ekonomikë ‘Intekar Yapi & Asl’ rezulton se nuk është paraqitur dokumenti që vërteton se kapitalet dhe asetet e operatorit ekonomik.
Dokumentet e paraqitura nuk janë në gjuhën angleze, ose nuk janë të certifikuara në gjuhën shqipe.
Gjithashtu nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik fitues, ku si ‘dëshmi të përvojës së mëparshme, janë dorëzuar dokumentet titulluara: ‘ASL kontrata Tunel’: ‘ASL Vërtetim Kontrate e Ngjashme’, rezulton se nuk është demonstruar që operatori ekonomik të ketë përvojën e suksesshme në ndërtimin e një ure me gjatësi prej të paktën 120 m.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik fitues, rezulton po kështu se nga ‘ASL’, pjesëmarrës në bashkimin e operatorëve, është dorëzuar dokumenti ‘Certifikate ISO ASL’. E cila rezulton se nuk është lëshuar nga Organi i Akredituar i Vlerësimit të Konformitetit.
Pra sipas SPAK operatorët ekonomikë nuk plotësonin kriteret ligjore për kualifikim.
Por ajo që duket se i vë vulën të gjithë këtij megakorrupsioni është fakti se bashkimi i operatorëve turq që fituan ndërtimin e tunelit të Llogarasë, nuk kishin makineri.
Ose paraqitën dokumente të rreme për makineritë.
Që sipas SPAK është bërë falë ministres Belinda Balluku.
Dosja Hetimore
Nga hetimet rezulton se operatori ekonomik ‘ASL’ nuk ka paraqitur dokumentacionin shoqërues të makinerive të nevojshme për ekzekutimin e kontratës.
Ku parashikohet që operatori ekonomik duhet të ofrojë prova për pajisjet dhe makineritë e mëposhtme që ai disponon ose që mund të jenë në dispozicion të operatorit ekonomik, të nevojshme për ekzekutimin e kontratës.
Por ato që e kanë bërë më të dukshëm bashkëpunimin kriminal në aferën e tunelit të Llogarasë janë bisedat që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe midis anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Të cilët më pas u shpëblyen me poste të kënaqshme publike nga ministrja Balluku, për punën e shkëlqyer që kishin bërë në tenderimin e tunelit të Llogarasë.
Evis Berberi, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të tre sot të pandehur në SPAK në pritje të gjykimit, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet një grupi të titulluar ‘ARRSH’.
Biseda të cilat u bënë të mundura falë sekuestrimit të aparatit celular ‘Blackberry’ që kishte pasur në përdorim Evis Berberi.
Dosja Hetimore
Më datë 11 Tetor 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, i ka përcjellë kompanisë ‘Intekar&ASL’, njoftimin se oferta e paraqitur prej tyre në vlerën 17 036 526 000 Lek pa TVSh është identifikuar si oferta e suksesshme.
Ky njoftim është shpallur në Buletinin nr. 148, datë 11 Tetor 2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik.
Nga akti i ekspertimit, të aparatit celular ‘Blackberry’, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin ‘Ëhatsapp’, në bisedën e zhvilluar midis shtetasve Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në grupin e emërtuar ‘ARRSH’, si më poshtë.
Ku më datë 15 Tetor 2021, shtetasi Erald Elezi dërgon në grup lajmin në linkun ‘https://ëëë.balkanëeb.com/tenderi-per-llogarane-i-paracaktuar- deputeti-i-pd-denoncon-me-foto-e-paralajmëron-padi-në-spak-rama-e-balluku-takuan-më-herët-ceo-n-e-firmës-turke-ministrja-s’mbajmë-përgjegjësi’.
Ky lajm i publikuar në Balkanëeb duket se i ka trazuar keq anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për tunelin e Llogarasë.
Lajm ku thuhet se Rama dhe Balluku takuan më herët CEO-n e firmës turke….’.
Gjë që shkaktoi edhe debat në Kuvend midis opozitës dhe vetë ministres që ishte në sallë.


