Janë bërë publike tashme mesazhet e ministres tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku me vartësin e saj Evis Berberi, i cili ndodhet në burg.
Nga të dhënat e nxjerra nga aplikacionet e komunikimit “WhatsApp” dhe “Signal Private Messenger”, dalin në dritë shkëmbime mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me firma konsulence që ofrojnë shërbime projektimi dhe supervizimi.
Në dosje është publike se Balluku i përcjell Berberit një mesazh me tekstin “Civil Cons”, dhe menjëherë më pas saktëson: “Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim. Janë supervizor tek Porto Romano.”
Berberi konfirmon njohjen e firmës: “Po janë të Porto Romano.” Balluku shton: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet i Librazhdit i PD.” Më pas i thotë që “mos ta shohë të marr tjetër punë në Republikën e Shqipërisë.”
Pjese e dosjes
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.
Në orën 12:44. Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korah alikon. Jane supervizor tek porto romano”.
Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45. Belinda Balluku: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.
Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.
Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.
Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehete”.


