Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burgim Ismail Zenelin, i cili akuzohet se donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela në Britani për hakmarrje.
Ismail Zeneli përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 10 vite burg, që do e vuajë një burg të sigurisë së lartë.
GJKKO ka dhënë vendimin edhe për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, Bujar Ajeti ( emër i njohur i botës së krimit në Kukës) Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni (Ish-shefi i Krimeve), Besmir Murati dhe Albert Prenga.
Vendimi i GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga”.
Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 75, datë 21.11.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Ismail Zeneli me një dënim të vetëm me 15 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ismail Zeneli me një dënim të vetëm përfundimtar prej 10 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ismail Zeneli do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 7 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm me 9 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 6 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bujar Ajeti (Gremizi) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 6 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm me 6 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm përfundimtar prej 4 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adrian Cenaj (Dedja), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni,për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 80-25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite ligjore dënimin e tij me 2 vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr. Penale nuk provoohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Dedan Gjoni me një dënim të vetëm me 12 burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dedan Gjoni me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dedan Gjoni do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati,për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Besmir Murtati me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Besmir Murtati me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Besmir Murtati do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga,për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Albert Prenga me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Albert Prenga me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Prenga do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Bujar Ajeti, si më poshtë:
2(dy) telefona celular, të markës Iphone, ku njëri është i hapur me nr. IMEI **** dhe ****;
Një aparat telefonik i markës Samsung me nr. IMEI **** dhe nr. **** , pa kartë Sim;
Automjet me targë ****, t’i kthehen këtij të fundit.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr. Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Dedan Gjoni si më poshtë:
1 (një) Aparat telefonik i markës SAMSUNG;
1 (nje) aparat telefonik i markes Iphone, t’i kthehen këtij të fundit.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Adrian Cenaj,
1 (një) automjet i markës Mercedes Benz ngjyrë gri metalizato me portobagazh me targa ****;
1(një) aparat celular me kapak ngjyrë gri Nokia Bisnes me tastierë në gjendje të fikur;
1 (një) aparat celular Iphone 12 ngjyrë e zezë;
1 (një) Aparat celular Iphone 12 Pro Max me ngjyrë të zezë, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Bujar Ajeti:
1 (një) DVR me bar kod ****;
1 (një) Pistoletë model Jericho 941 “Made in Israel”, kalibër 9x19mm me nr. me karikator me fishekë 9mm, gjithsej 15 fishekë;
1 (një) dylbi të markës “Bushnell” me këllëf;
1 (një) dylbi me mbishkrimin **** dhe **** e markës Pulsar;
1 (një) dylbi me mbishkrimin **** dhe **** të markës Pulsar së bashku me këllëf;
1 (një) këllëf pistoletë, plastic brezi;
1 (një) telefon i markës Blackberry i fikur me kartë SIM nr.****;
Dy thika dhe këllëf;
1 (një) shurëse zhurme (silenciator) metalik me ngjyrë të zezë;
1 (një) armë gjahu gjysëm automatike, e markës “Benelli” model SuperVInci me ngjyrë të zezë;
1 (një) dylbi me ngjyrë të zezë e markës “Nikon” me mbishkrim ****
Dy fotografi ku në njërën është shtetasi E.B dhe në foton tjetër është Bujar Ajeti (Germizi) bashkë me E.B, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Besmir Murtati:
Llogaria bankare nr. **** me vlerë 77,998.5 euro të shtetasit M.M, në Bankën Kombëtare Tregëtare;
Aparat celular markes Iphone, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Dedan Gjoni:
1 (një) kuti plastike me ngjyrë gri, ****;
1 (një) armë zjarri me nr. **** me mbishkrimin ****,
Dy krëhëra pistolete **** 14 (katërmbëdhjetë) fishekë 9 mm;
Një dokument me mbishkrimin “Autorizim për mbajtje armë zjarri në banesë” me nr. regjistri **** datë 12.09.2019 për armën model SigSaur me numër ****, gjithsej 9 (nëntë) fletë, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale, një pasaportë në emër të shtetasit B.V.G, datëlindje **** me nr. ****, t’i kthehet shtetasit B.G.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale, I (një) automjet të markës Range Rover Evoque me Nr.shasie **** me targë ****, bashkë çelësin dhe dokumentacionin në pronësi të shtetasit A.Ç, t’i kthehet shtetasit M.Ç.
- Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
Tiranë, më datë 22.11.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar


