Moti i keq ka shkaktuar problematika në fshatrat e Krujës. Raportohet se situata më problematike paraqitet në Murqinë, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokë.
Niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi nëse reshjet do vijojnë me këtë intensitet rrezikohet përmbytja e bizneseve dhe banesa pasi kanalet nuk funksionojnë.
Shumica e kanaleve kanë dekada pa pastruar dhe janë të bllokuara.
Kujtojmë që në fshatin Murqinë në të kaluarën është dashur ndërhyrja e palombarëve te RENEAS dhe helikopterit për të evakuuar banorët.


