Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar shpalljen fajtor të shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe dënimin e tij me 23 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas në një atentat në oborrin e banesës së tij.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon shpalljen fajtor të shtetasit, I. B alias B alias M për veprat penale ‘Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , në formën e mbajtjes në banesë dhe “Falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të falsifikuara” , parashikuar nga nenet 78/1 e 25, 278/4 dhe 189/1 i i Kodit Penal.
Nga hetimet e procedimit penal nr.1944 të vitit 2024, rezultoi se më datë 15.03.2024, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së shtetasit G.B, kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit G.B, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen e mjenjëhershme. Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje.
Nga provat e administruara rezulton se i pandehuri I.B në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e shtetasit G.B, kjo gjë provohet nga kqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qera.
Nga akti i ekspertimit biologjik të AND-së, është konluduar se: automjeti i markës Volksagen Golf me ngjyre të zezë, në pronësi të shtetasit E.H (arrestuar në datë 19.03.2024), që është përdorur nga autorët për t’u larguar menjeherë pas djegies së automjeti markës “Land Rover”, në fshatin Hasan, Fushë Krujë, dhe në të është përftuar profil gjenetik i shtetasëve I.B, alias I.B, alias I.M (arrestuar ne datë 19.03.2024) dhe F.P, alias F.Si, alis F,M, të cilët dyshohen se kanë pasur rol në ekzekutimin/vrasjen e shtetasit G.B, me datë 15.03.2024, në fshatin Larush, Fushë Krujë.
Pas kryerjes së veprime hetimore është urdhëruar rregjistrimi i emrave të personave nën hetim në lidhje me procedimin penal nr 1944 të vitit 2024, ku për shtetasin I.B më datë 28.02.2025 është bërë veçimi i procedimit penal nr.1944/2 e vitit 2024 i cili referuar provave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, mekanizmi i ngjarjes është i atillë në të cilin i pandehuri I.B rezulton se ka bashkëpunuar me personat e tjerë duke luajtur rolin e ndihmësit dhe këtë vepër penale e ka kryer në bashkëpunim.
Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B (alias Brahimi, alias Mançellari) për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 e 25 i Kodit Penal de në bazë të kesaj dispozite, denimin e tij me 21(njëzet e një) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B. për veprën penale të Fallsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të fallsifikuara, parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal dhe ne baze te kesaj dispozite, denimin e tij me 1(një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal kërkohet bashkimi i dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm duke e dënuar përfundimisht të pandehurin I.B me 23(njëzet e tre) vite burgim.


