Seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën është shtyrë për në datën 27 nëntor, ora 12:30. Shkak u bë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani pasi ndodhej në një proces gjyqësor në Lezhë.
Edhe më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja
Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre.
Kujtojme qe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Kreu i PL-se, Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi ndodhet me masen e sigurise detyrim paraqitje.


