Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 Nëntor), në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik.
Një automjet tip “Benz”, me targa AA022PR, ka përplasur një kalimtare.
E plagosura është Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe sipas mjekëve është nën kujdesin intensiv, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun dhe për të hetuar dinamikën e shkaqet.
Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës, në tjetrën, teksa e ka përplasur automjeti.


