Janë arrestuar dy autorët e plagosjes me thikë të 39-vjeçarit, Vladimir Krsmanovic, orët e para të mëngjesit të sotme në zonët “Uji i Ftohtë”, në Vlorë.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit Damjan Selimaj, 23-vjeç dhe Geraldo Prenci, 26-vjeç.
Nga hetimet rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me thikë 39-vjeçarin, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.
Vladimir Krsmanovic mësohet se ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Përfundojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të plagosjes së rëndë me mjet prerës të një 39-vjeçari, vihen në pranga 2 autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 15.11.2025, arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: D. S., 23 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën “Dhimitër Konomi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”.


