Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person në hetim për tentativën e hakërimit të SPAK.
Lajmi u konfirmua nga gazetarja, Klodiana Lala pasi ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme.
Agim Ismaili mbërriti i vetëm në organin e akuzë rreth orës 10:00 dhe doli pas gati 1 orë e gjysmë, ndërsa nuk bëri koment për mediat.
Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 Tetor.
Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.
Por, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Prokurorisë së Posaçme, i cili mbeti i pacënuar, sipas SPAK, falë masave të sigurisë.


