Avokati mbrojtës i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka reaguar pas seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, duke akuzuar prokurorët e SPAK për shkelje të procedurave ligjore dhe gjyqtaren për pranimin e provave jashtë afateve.
Në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK, avokati theksoi se ato nuk ngarkojnë me përgjegjësi penale klientin e tij.
Po ashtu, Cakrani deklaroi se do te kerkojne kthimin e dosjes per hetim te metejshem.
“Provat e SPAK nuk na ngarkojnë ne me përgjegjësi penale. Janë ato që pretendojnë për lobimin në SHBA. Që do të thotë se një kompani që këta mendojnë se është kushëriri i bashkëshortes së zotit Meta ka patuar për LSI. Por nuk faktohet në asnjë moment që të LSI zoti Meta, sipas kontratës që cdo pagesë duhet të firmoset nga kryetari i Partisë, nuk rezulton asnjë pagesë as nga llogaria e partisë dhe as një pagesë nga brenda Shqipërisë”, tha avokati.
Avokati i Ilir Metës: Prokurorët e posaçëm çdo seancë sjellin ndonjë dokument të ri që ata e quajnë provë. Ata duhet ti kishin sjellë provat në momentin e përfundimit të hetimeve dhe ne të kishim bërë prapësimet tona.
Unë ika nga seanca, e lashë aty prokurorin dhe gjyqtaren në seancë. Unë nuk mund të legjitimoj paligjshmërinë e gjyqtares zonjës Gjoka që pranon cdo kërkesë që i dorëzojnë prokurorët e posaçëm. E kuptoj që ajo ka një hall, por unë nuk ja zgjidh dot.
Provat e SPAK nuk na ngarkojnë ne me përgjegjësi penale. Janë ato që pretendojnë për lobimin në SHBA. Që do të thotë se një kompani që këta mendojnë se është kushëriri i bashkëshortes së zotit Meta ka patuar për LSI. Por nuk faktohet në asnjë moment që të LSI zoti Meta, sipas kontratës që cdo pagesë duhet të firmoset nga kryetari i Partisë, nuk rezulton asnjë pagesë as nga llogaria e partisë dhe as një pagesë nga brenda Shqipërisë.
Unë i kërkova të mos pranojë asnjë provë të re, por ta kthejë dosjen për hetime të mëtejshëm dhe prokuroria të bëjë procedurën. Ne të njoftohemi dhe dosja le të vijë sërish në gjykatë.


