Detaje të reja në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë, ku 3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza.
Në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Kjo e fundit kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimzën.
Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së 27-vjeçarit. Pasi ka parë se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin, kanë rënë dakort që ti bënin atij presion dhe ti kërkonin para.
Pikërisht në këtë moment hyn në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku. Kjo e fundit ka biseduar me 27-vjeçarin dha kanë lënë vendtakimin për të pirë kafe. Të rinjtë e kishin menduar planin më së miri, pasi kishin marrë një apartament në AirBNB ku Monika Marku kishte shkuar më pas me 27-vjeçarin.
Pikërisht në këtë moment nga tualeti i apartamentit dalin djemtë e tjerë dhe pasi dhunojnë të riun i kërkojnë atij shumën prej 5 mijë eurosh. 27-vjeçari mbahet aty për disa orë dhe më pas largohet dhe merr shumën e lekëve në shtëpi dhe ua jep keqbërësve. Po ashtu ata i kërkojnë sërish shumën prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar.
I ri për shkak të dëmtimeve që kishte marrë ishte paraqitur në spital për t’u mjekuar, ku mjekët njoftuan më pas policisë.
Agjentët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes pas deklarimeve të tij, ndërsa dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.


