Brunilda Mersini është zyrtarisht Kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të mbajtura më 9 nëntor 2025. Kandidatja e Partisë Socialiste të Shqipërisë u konfirmua si fituese e garës me një rezultat të thellë ndaj Dionis Anesti Sotës, të mbështetur nga opozita, dhe kandidatit të pavarur Gjergji Nikë Nika.
Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit.
Brunilda Mersini ka marrë 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.
Pas saj renditet Dionis Sota me 2,333 vota (11.68%) dhe Gjergji Nika me 1,975 vota (9.88%).
Diferenca e votave
Avantazhi i Brunilda Mersinit ndaj Dionis Sotës është 13,339 vota, ndërsa ndaj Gjergji Nikës 13,697 vota, duke i dhënë fitores një përmasë të padiskutueshme dhe historike për qytetin bregdetar.
Brunilda Mersini, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në këtë garë, ka marrë tashmë drejtimin e Bashkisë së Vlorës me një mbështetje të gjerë nga qytetarët. Ajo u propozua nga Partia Socialiste pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, i cili iu rikthye diplomacisë.
Rezultatet përfundimtare për Kryetar Bashkie – Bashkia Vlorë
| Kandidati për Kryetar Bashkie | Vota | % |
|---|---|---|
| Brunilda Flamur Mersini | 15,672 | 78.44% |
| Dionis Anesti Sota | 2,333 | 11.68% |
| Gjergji Nikë Nika | 1,975 | 9.88% |
Numëruar: 231 nga 231 qendra votimi
Bashkia: Vlorë


